Fruthi, sëmundja që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën

Fruthi, sëmundja që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën

Foto ilustruese

Samoa një ishull në oqeanin Paqësor ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme pas disa vdekjeve të lidhura me një shpërthim të fruthit, ku janë mbyllur të gjitha shkollat.

Rreth 14 fëmijë nën moshën pesë vjeç dhe një i rritur kanë vdekur nga epidemia, pas konfirmit të  agjensisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara UNICEF.

Sipas CNN, deri tani ka më shumë se 1000 raste të dyshuara.

Fruthi ka një ringjallje të gjerë në të gjithë botën, që nga vendet me  të ardhura të larta në Amerikë dhe Evropë, e deri në vendet me të ardhurat më të ulëta në Azi dhe Afrikë.

Një nga shkaktarët e sëmundjes është mosvaksinimi.

Pothuajse 350,000 raste të fruthit u raportuan globalisht në vitin 2018, sipas UNICEF, ku më shumë se në vitin 2017.

Të hënën, Winston Peter, ministri i punëve të jashtme të Zelandës së Re, tha që vendi i tij do të dërgojë infermiere vaksinimi dhe një ekip ndihmës mjekësor të mjekëve dhe infermierëve në Samoa për të mbështetur programin e imunizimit të vendit.

"Fruthi është shumë ngjitës dhe shpërthimi ka marrë jetë në Samoa. Është në interesin e secilit që ne të punojmë së bashku për të ndaluar përhapjen e saj," tha Peter në një deklaratë të veçantë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, afërsisht 95% e një popullate duhet të vaksinohen me dy doza të vaksinës së fruthit për të siguruar imunitet.

Sipas UNICEF, ky shpërthim i fundit në Samoa tregon se sa i rëndësishëm është programi i vaksinimit tek fëmijët.

"Ne jemi të alarmuar që rastet e fruthit në nivel global janë rritur në vitin 2019. Kjo ka ndodhur kryesisht nga pasiguria, një prishje ose ndërprerje në shërbime dhe mosbesim ndaj vaksinimeve", ka shtuar ai.

Edhe në Tonga ka një shpërthim të fruthit pas kthimit të lojtarëve rugby Tongan nga Zelanda e Re, ku një lojtar kishte sëmundjen.

Në një raport të lëshuar të mërkurën, ministria tha se 251 raste të fruthit janë  konfirmuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Magji?! Fjoralba Ponari gjen flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës

Magji?! Fjoralba Ponari gjen flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës