Raketa e gjeneratës së ardhshme Starship, e cila u ngrit nga Teksasi të hënën dhe arriti në orbitë për herë të parë, është ulur në Oqeanin Paqësor, pas rreth 3 orë fluturimi orbital.
Misioni duhej të zgjaste rreth 10 orë, por SpaceX njoftoi 90 minuta pas ngritjes së anijes, se do të përfundonte më herët.
Por ulja e sotme e anijes Starship në Oqeanin Paqësor, nuk ishte një ulje ‘e butë’ si ajo e fluturimit të 13-të në korrik. Ditën e sotme, ulja e Starship në oqean u shoqërua me një zjarr të madh.
Kjo nuk ishte rrëzimi i butë që pa fluturimi i 13-të provë në korrik. Në atë kohë, nuk kishte një top të madh zjarri si ai që sapo pamë.
Megjithatë, brohoritje të mëdha u dëgjuan nga turma pas transmetimit të drejtpërdrejtë të SpaceX kur raketa u ul në Oqeanin Paqësor. Tani, të dy pjesët e raketës janë në hemisferën veriore.
Lajmi kryesor:
SpaceX 'sfidon' hapësirën me Starship, raketa më e fuqishme në botë fluturim historik rreth orbitës! Ulet 'mes flakëve' në Oqeanin Paqësor (VIDEO)








