Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ngre alarmin se vendi është në emergjencë shëndetësore nga epidemia e fruthit, ndërsa qeveria dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë parashikuar asnjë fond për përballimin e situatës. “Epidemia e fruthit ka marrë pamjen e një emergjence shëndetësore, prita që kryeministri të shqetësohet, nuk jam i surprizuar që nuk pati asnjë reagim.
Shëndetësia shqiptare ndodhet pa instrumentet e saj. Shërbimi nuk ekziston, nuk funksionon komiteti i imunizimit dhe të tjerët. Janë denoncuar dy raste, një nga Kosova dhe një nga Greqia si shkaktarë, por epidemia është lënë në duart e infermierëve, koka e drejtimit nuk ekziston, sot ka pasur një rast tjetër nga Kukësi.
Nga Janari rastet janë 4-fishuar, ka nevojë për vaksinime shtesë, por nuk ka asnjë fond, por nuk kursehen paratë për koncesionet” deklaroi Vasili. Në vendin tonë dy foshnje kanë ndërruar jetë nga fruthi, ndërsa sot Vasili tha se është shënuar edhe një rast në Kukës.
Mjekët pediatër thonë se rasti është i izoluar deri në këto momente dhe priten përgjigjet e analizave për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për sëmundjen e fruthit. Fëmija që dyshohet i prekur është një bebe 4 muajsh e gjysëm, i seksit mashkull.
Ndërkohë në spitalin rajonal të Kukësit ka shtim të virozave te stinës. Numri ka arritur në 70 raste për 24 orë të infektuar me viroza të tipit grip. Ky është rasti i parë i dyshuar për fruth pas shumë vitesh në Kukës.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars, 16:00
-
Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit
26 Shkurt, 14:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë
8 Shkurt, 19:12
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt, 11:19
-
Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën
2 Shkurt, 13:00
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar, 15:22
-
Durrës/ 6 fëmijë të një shkolle preken nga fruthi! Burime nga ISHP: Nuk janë të vaksinuar
26 Janar, 12:59
-
Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar
25 Janar, 16:33
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05