Fruthi, Zv/ministrja e Shëndetësisë,
Rakacolli: Jemi në epidemi fruthi

Fruthi, Zv/ministrja e Shëndetësisë,<br />Rakacolli: Jemi në epidemi fruthi<br>
Shqipëria është zyrtarisht në epidemi fruthi, ka deklaruar mbrwmjen e sw martws Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në emisionin Top Show të Alban Dudushit. Rakacolli ka pranuar situatën dhe ka deklaruar se ka një rritje të numrit të të prekurve dhe qindra të dyshuar.
“Jemi zyrtarisht në epidemi fruthi, shifrat janë rritur kemi 186 të infektuar dhe 400 të tjerë të dyshuar që po analizohen mostrat”, tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Zv.ministra e Shëndetësisë, Rakacolli, ka shpjeguar se ajo që shqetëson bluzat e bardha është fakti që mbi 70% e të infektuarve janë fëmijë nga 0-1 vjeç, tipologji kjo që nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet evropiane që është nën epidemi fruthi.

"Ajo që mbetet e paqartë është fakti që në shqipëri janë thuajse 70 % e të infektuarve fëmijë të grupmoshës nga 0-1 vjeç, ndërkohë që asnjë nga vendet evropiane që janë nën epidemi nuk kanë këtë fizionomi. Ne po hetojmë shkaqet që mund të lidhen me faktin që nënat e këtyre fëmijëve muind të jenë të lindura në vitet 80-90, ose ndoshta nuk i kanë ushqyer me gji”, tha Racakolli.
Mjekja Rakacolli po ashtu deklaroi se Ministria e Shëndetësisë kanë kaluar në gadishmëri për t’i bërë ballë çdo situate. /TCH/

a.m/Shqiptarja.com


 

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja