Eh, ne shqiptarët e kemi në gjak pa një gotë raki para nuk bëjmë asnjë punë: disa për t’u nxehur, disa e kanë për zakon, ndërsa Stine e përdor për t’u frymëzuar...!
Eh, ne shqiptarët e kemi në gjak pa një gotë raki para nuk bëjmë asnjë punë: disa për t’u nxehur, disa e kanë për zakon, ndërsa Stine e përdor për t’u frymëzuar...! Disa e fshehin, por Stine nuk e mohon aspak se pija tradicionale e shqiptarëve e sjell në qejf e mbush me adrenalinë dhe frymëzim për të krijuar gjëra të bukura. Ja ku e shohim artistin e njohur teksa kthen një gotë sa për të marrë energji të reja, sa për ta nisur punën mbarë dhe siç e shohim ai preferon të pijë pak nga pak, sepse ashtu i shijon më shumë. Në krah artisti ka një shokun e tij me të cilin duket se janë takuar në Gjermani, ku ai shkon shpesh për të realizuar projektet artistike të së motrës Alidës. Kujtojmë se kjo e fundit pritet që së afërmi të publikojë këngën e saj më të re në MTV, sukses i cili padyshim ndahet me të vëllain Nesti ose siç njihet ndryshe në art, Stine.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4491
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?