Fshati Gërdec ndëshkon 
PD-në, e nxjerr forcë të tretë

Fshati Gërdec ndëshkon <br />PD-në, e nxjerr forcë të tretë
Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë që pasqyrohet nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive.
 
Një nga goditje që ka marrë partia më e madhe e opozitës ka qenë rezultati në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë.
 
Nga numërimi i kutisë së QV-së Nr.1560, rezulton se PD është forcë e tretë.
 
Gërdeci u bë i njohur në 15 mars të vitit 2008 kur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.
 
Atë kohë u akuzua direkt ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe djali i ish-kryeministrit si të implikuar direkt në atë që ndodhte brenda fabrikës së armëve ku punohej pa kushte sigurie.
 
Pikërisht në bashkinë e Vorës, ku bën pjesë edhe Gërdeci, PD kandidonte ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
 
Dhe kësaj kandidature votuesit e Gërdecit i janë përgjigjur duke e nxjerrë PD-në forcë të tretë pas PS dhe LSI.
 
Ndërkohë, kujtojmë që në zgjedhjet e kaluara PD fitoi në Gërdec.
 
Si ka votuar Gërdeci:
 
PS – 81 vota
 
LSI – 78 vota
 
PD – 71 vota 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore