POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fshati i mallkuar që vazhdon martesat brenda fisit, ku jeton Azizja që u kthye në Aziz (VIDEO)

Akyurt është një fshat në Turqi, i cili njihet ndryshe dhe si i “mallkuar”. Deutsche Welle ka shkuar në këtë fshat turk ku jetojnë afër 20 transgjinorë dhe që janë përjashtuar nga shoqëria.

Një prej tyre është edhe Azizi, një trasngjinor që nga grua është kthyer në burrë. Vetëm kur është me tufen e tij të dhenve, Azizi ndihet mirë. Këtu ai nuk ka nevojë t'i shpejgojë askujt pse dikur ka qenë Azize.

Ai thotë se kur do të qetësohet shkon te dhentë. Ai jeton në një fshat në kufi me Sirinë. Pikërisht këtë fshat një gazetë turke e quajti të mallkuar. Aty jetojnë rreth 20 transgjinorë, njerëz me gjini të papërcaktuar ashtu sikurse dhe Azizi 50-vjeccar. Atij i mungojnë shenja të qarta të organeve gjenitale. Sot ai mban një kartë identifikimi rozë si një grua, ndërkohë që kur ishte në moshë të vogël ai e dninte që nuk donte të ishte vajzë.

Në këtë zonë të largët të Turqisë është traditë që martesat të kryhen edhe mes kushërinjve. Gati të gjithë janë një fis dhe  ndodh që sëmundjet të përhapen shpejt e me gjasë edhe vecori jotipike biologjike sic është transgjinia, thuhet ne Reportazhin e Deutsche Welle.

m.v./b.ha.
Komento

Komente

  • Karl Topia: 18/03/2019 20:13

    Historia e ketij fshati eshte shume me e lashte se sa ka hulumtuar DW!! Fshati qe ne zanafille eshte ndare me nje degezim qe eshte vendosur ne zonen e Tropojes, pikerisht ne fshatin Viçidol,fshat nga i cili kane dale meshkuj qe duken si femra dhe qe jane martuar me kusherirat e tyre!!

    Përgjigju