Fshati magjepsës i 'Frozen' në alarm nga mbipopullimi i turistëve (FOTO)

Fshati magjepsës i 'Frozen' në alarm nga mbipopullimi i turistëve (FOTO)

Hallstat, fshati turistik në Austri

Frozen” është një ndër filmat viztimorë më të njohur nga fëmijët dhe të rriturit.

Më të vegjlit kanë imagjinuar vendin ku zhvillohet ngjarja e dy personazheve kryesorë dhe në shumë raste do të donin që të jetonin atje.

Hallstat është një fshat i shekullit XVI buzë maleve Salzkammerg në Austri i njohur si vendi që ka frymëzuar filmin e animuar “Frozen” mbretërinë Arendelle, të motrave Elsa dhe Anna.

Edhe pse është shpallur vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO që prej vitit 1997, banorët kanë bërë thirrje të dëshpëruar për ndihmë pasi sipas tyre "Instagrami" po u shkatërron fshatin.

Në fshatin alpin jetojnë vetëm 780 persona, por vitet e fundit vendi është “pushtuar” nga turistët, pasi vizitohet në pjesën më të madhe të kohës nga 10 mijë vetë në ditë. 

Fshati nisi të tërhiqte vizitorë që kur u shfaq në një emision për turizmin në Korenë e Jugut në vitin 2006, ndërsa pas suksesit të filmit “Frozen” në vitin 2013, popullariteti i Hallstatt u shumëfishua.

Turistët, të magjepsur nga bukuria e vendit bëjnë selfie, fotografitë e dasmës apo çojnë aty vogëlushet e tyre por kryetari i bashkisë, Alexander Scheutz, u është lutur që të qëndrojnë larg fshatit dhe madje ka mbyllur edhe rrugët për të mos i lejuar të futen brenda.

Hallstatt është një pjesë e rëndësishme e kulturës historike, nuk është muze. Duam të pakësojmë me të paktën 1/3-tën numrin e turistëve, por nuk kemi se si t’i ndalojmë”, ka thënë ai.

Në nëntor të viti që lamë pas, një zjarr shkatërroi disa ndërtesa në bregdetin e Hallstatt.

"Ata duhej të punonin për të rregulluar dëmin dhe për këtë arsye ishte më mirë, të kishin më pak turistë këtu në Hallstatt", thotë Knoll.

Por kjo nuk i ndaloi turistët që të mos e vizitonin ishullin magjepsës.

Kryetari Schuetz, kohët e fundit tha se dëshironte që turizmi të zvogëlohej të paktën një e treta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë