Gazetari i Report Tv Armir Mehaj ka siguruar pamjet nga banesa e pabanuar e cila është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie. Brenda banesës ndodhen dy persona të armatosur, njëri i identifikuar si Julian Cumraku 34 vjeç. Të dy këta persona raportohet se qëndrojnë në këtë banesë që prej muaji. Godina është në pronësi të Mehill Jakut ndërsa njëri prej personave në fjalë, është nipi i tij.

Shtëpia është rrethuar që prej mëngjesit nga policia e Pukës, ndëras pas dështimit të negociatave për tu vetëdorëzuar, në zonë kanë mbërritur dhe forcat RENEA. Nga pamjet shihet prezenca e lartë e policisë.


Lajmi kryesor:

Fushë-Arrëz/ 12 orë rezistencë në banesë, vetëdorëzohen 2 të armatosurit në Orosh! RENEA ‘blindoi’ fshatin, ishin në vëzhgim nga Antiterrori (VIDEO)