Fshati që urren policinë! Lazarati
2 vjet pas aksionit ndaj hashashit
Dy vjet pas rënies së mitit të Lazaratit, e shkuara duket se është mbërthyer ende fort tek e tashmja. Banorët vijojnë të mendojnë se janë diskriminuar, ndërsa ka nga ata që nuk i kanë hequr fuçitë e përshtatura dikur për mbjellje hashashi në tarracat e shtëpive
Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin
Lazarat ngjajnë sikur kanë ngecur në vend, aty ku ishin dy vjet më parë.
“Rrëmujë të madhe bënë. Erdhën për të shkulur hashashin, u futën dhe nëpër shtëpira pastaj”, thotë një banor i moshuar i fshatit.
Asgjë nuk ndryshon edhe në mure, sikurse grumbujt e gurëve përtej të cilëve humbi jetën në detyrë efektivi Ibrahim Basha. Por duket se muret në Lazarat janë mënyra më e mirë e asaj që duan të shprehin banorët ndaj policisë. “F*** police”, “F*** Edi”, shkruhet në to.
Dy vjet pas rënies së mitit të Lazaratit, e shkuara duket se është mbërthyer ende fort tek e tashmja. Banorët vijojnë të mendojnë se janë diskriminuar, ndërsa ka nga ata që nuk i kanë hequr fuçitë e përshtatura dikur për mbjellje hashashi në tarracat e shtëpive.
“Vetëm një përgjigje kërkojmë nga shteti, pse nuk zuri të inkriminuarit por i lëshoi dhe ikën? Janë ata që shesin drogën, ata janë të tijët. Pse nuk i kapi, por mori 150 burra e futi në burg duke i dënuar 5-6 vjet”, thotë një tjetër i moshuar.
“Pse s’dënohet shkaktari? Shkaktari është shteti, politika”, shprehet një tjetër.
Përballë një fshati që nuk guxon më të mbjellë drogë në kopështin e Dritë Nurit, një e moshuar nga fshati u kap këtë verë me kanbis dhe për këtë ajo mbahet në arrest shtëpiak. Ajo nuk pranon të flasë, sikurse të gjitha gratë në këtë fshat, që tashmë mendojnë se si ato duhet të heshtin, ashtu si edhe burrat.
Dy vjet më pas hashashi u zhduk nga Lazarati, por po shfaqet në të gjithë Shqipërinë. Një arsye më shumë pse banorët e mbetur në këtë fshat, që dikur konsiderohej mbretëri e drogës, të mendojnë se sulmi ndaj tyre ishte i padrejtë.
“Të nevrikosur jemi. S’ka shpresë, u vra shpresa për të nesërmen. Shpresa për një variant pune”, thotë banori i radhës.
“Hashashin e marrin të tjerët, por ishin të punësuar 3 mijë veta, nga gjithë Shqipëria. Nga Elbasani, Gjirokastra, Tepelena. Tani shikojeni”, thotë një tjetër. /Top Channel
Lazarati gjate aksionit para dy viteve(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42