Fshati turistik, Basha cakton
sot ceremoninë e inaugurimit

Fshati turistik, Basha cakton <br />sot ceremoninë e inaugurimit
TIRANE-Pasditja e djeshme ka qenë mjaft e vrullshme në rrugën pedonale "Murat Toptani". Bizneset që kanë marrë me qira, 3 mijë euro në muaj një nga 40 kasollet e drurit që janë vendosur në këtë zone dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 6 janar, kanë qenë mjaft të angazhuar për të ekspozuar sa më mirë produktet e tyre që do të shesin.

Por ndryshe nga sa ishte parashikuar, nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare nga Bashkia e Tiranës për promovimin e kësaj nisme të re dhe që ndërmerret për herë të parë.

Në programin që iu është dërguar të gjithë biznesese, ishte përcaktuar që me datë 6 dhjetor,në orën 18:00 do të bëhej hapja e madhe e këtij fshati turistik, nga vetë kryebashkiaku, Lulzim Basha, duke e bërë kështu të njohur nismën edhe për të gjithë opinionin e thjeshtë. Por në të vërtetë mbrëmë nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Edhe vetë tregtarët që kanë marrë me qira, këto kasolle druri, kanë thënë për gazetën “Shqiptarja.com” se nuk janë njoftuar për ndonjë event të tillë.

"Ne nuk na ka njoftuar njeri nëse do të vijë kryetari i bashkisë, apo do të ketë ndonjë ceremoni inagurimi. Dimë vetëm që sot (dje) duhet ti bëjmë gati dhe duke filluar që nga nesër (sot në mëngjes) do të mund t'i mbajmë të hapura sportelet dhe të shesim produktet tona deri me datë 6 janar", - ka treguar njëri prej bizneseve që ka nisur punën për reklamimin e produkteve të tij.

Ndërkohë që sot paradite zyra e shtypit e bashkisë lajmëroi se sot pasdite në orën 18:00 kreu i bashkisë Lulzim Basha do të inagurojë fshatin turistik të Vitit të Ri.

Nga një vëzhgim i thjeshtë që "Shqiptarja.com" bëri në rrugicën "Murat Toptani", vumë re se të gjitha kioskat e drurit ishin të pajisura me një numër të caktuar dhe një pjesë e madhe e bizneseve që kishin nisur të hapnin sportelet, ishin po ata që ngritën çadrat në këtë zonë edhe për festat e 28 dhe 29 nëntorit. Gjithashtu, deri pasditen e djeshme, jo të gjitha kioskat, ishin dhënë me qira, por duket se edhe dita e sotme do të jetë një ditë pune dhe jo vetëm një ditë tregtimi i produkteve.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg