Fsheh 25 kg kanabis në makinën
ku udhëtonte me gruan e 2 fëmijë

Fsheh 25 kg kanabis në makinën<br />ku udhëtonte me gruan e 2 fëmijë
SHKODER- Plot 72 pako me kanabis sativa me peshë afro 25 kilogram është sekuestruar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa një përson është prangosur. Edi Muharrem Gashi ka rënë në prangat e policisë në momentin që ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Muriqanit.

Së bashku më 34- vjecarin Gashi ka qënë edhe bashkëshortja e tij shtatzënë në muajin e fundit, si dhe 2 fëmijët e tjerë. Gjatë kontrollit të pasaportave efektivët e policisë kanë vënë re disa lidhese në pjesën e poshtme te automjetit tip Benz Vaneo me targa AA 165 EH. Kjo gjë ka bërë që të fusin në kontroll të gjithë automjetin, dhe pas kontrollit është konstatuar lënda narkotike tip kanabis sativa e mbështjellë në 72 pako natribani. Uniformat blu kanë bërë ndalimin e 34 vjecarit si dhe kanë shoqëruar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tjerë për në postën kufitare.

Policia bën me dije se lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi e më pas vendet e Bashkimit Evropian ndërsa shton se po hetohet edhe mbi lidhje të tjera të këtij trafiku, i cili do të zbardhet pas dëshmisë së të arrestuarit. Kjo është sasia e dytë e lëndës narkotike të kapur në Shkodër brenda pak ditësh. Një sasi prej 1.5 ton lëndë narkotike canabis sativa u sekuestrua të enjten e kaluar nga policia e Shkodrës në fshatin Pulaj në një zonë kufitare me Malin e Zi ndërsa po tentohej të ngarkohej në një skaf e më pas të dërgohej në shtetin e Italisë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari