Fshehën 2.2 ton kokainë në kanaçet me lëng shpargu, zbulohet si do e kalonin nga Peruja në Hollandë! Droga kapte vlerën e 160 milionë dollarëve

Fshehën 2.2 ton kokainë në kanaçet me lëng shpargu, zbulohet si do e kalonin nga Peruja në Hollandë! Droga kapte vlerën e 160 milionë dollarëve

1655037404_11.PNG

16 ton lëng shpargu ishte vendosur në kanaçe u sekuestrua nga policia peruane pasi brenda tyre ishin fshehur 2.2 ton kokainë. Dy shqiptarët që janë shpallur në kërkim si organizatorë të trafikut të drogës nga Peruja në Holandë.

Shpragu vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjecarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjecarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.

U arrestuan edhe pesë peruanë të tjerë ndërsa ende nuk dihen identitetet e shqiptarëve në arrati. Nëse droga do të zbriste në Hollandë, do të shitej me vlerën e 160 milionë dollarëve.


Lajmi kryesor:

Kapen 2.2 ton drogë të fshehur në kanaçet me lëng shparg në Peru, shpallen në kërkim dy shqiptarët, drejtues të grupit! Do e paguanin kokainën me Bitcoin


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale