Pronat e patundshme po zhysin në borxhe biznese e qytetarë, të cilët këtë vit kanë trokitur më shpesh në dyert e bankave për të marrë kredi. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë për një rritje të fortë të kredisë për blerje shtëpie nga qytetarët, dhe për pasuri të paluajtshme nga bizneset.
Afro 36.1 miliardë lekë është vlera e kredisë së marrë pranë bankave për blerje banese, me rritje prej 4.6 miliardë lekësh krahasuar me vjet. Ndryshe nga vjet kredia është marrë kryesisht në lekë, duke u braktisur kështu euro për shkak të luhatjeve të vazhdueshme të vlerës së saj.
Nga janari në korrik qytetarët kanë marrë 8.3 miliardë lekë kredi në euro dhe pjesën tjetër në lekë. E kundërta e vitit 2023, ku huaja e dhënë ishte 50/50 në lekë e euro, rreth 13.2 miliardë në lekë dhe 13.8 miliardë në euro.
Për shkak të rritjes së pandalshme të çmimeve të apartamenteve, që automatikisht po rrit edhe vlerën e kredisë që kërkojnë qytetarët pranë bankave për të blerë shtëpi, i ka bërë bankat edhe më skeptike në miratimin e tyre. Kjo sjellje e bankave vijon ende, pasi për tremujorin e tretë të vitit ato kanë paralajmëruar se do të shtrëngojnë edhe më tej kushtet e kredisë jo vetëm për blerje banese por edhe të konsumit.
Ndërsa bizneset thotë banka e Shqipërisë për të blerë apo investuar në pasuri të paluajtshme kanë tërhequr pranë bankave tregtare 28,9 miliardë lekë në 7 muaj. Referuar shifrave nga janari në korrik bizneset kanë marrë më shumë overdrafte dhe kredi për kapital qarkullues. Në total për 7 muaj qytetarët e bizneset kanë marrë afro 211 miliardë lekë kredi.
JANAR-KORRIK 2024/ BLERJE BANESE
Në Lekë 23,341 mln lekë
Në Euro 8,302 mln lekë
Total 31,643 mln lekë
JANAR-KORRIK 2023/ PASURI TË PALUAJTSHME
Në Lekë 13,218 mln lekë
Në Euro 13,819 mln lekë
Total 27,037 mln lekë
K.T./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?
-
Kurum
37.5%
-
Koncesionari
12%
-
Shteti
50.5%
Vota total: 1659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Paketë e plotë ligjore për mbrojtjen e konsumatorit në sektorin bankar
28 Gusht, 13:19
-
Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro kthehet sipër nivelit të 100 lekëve! Edhe Dollari e Paundi me rritje
23 Gusht, 16:09
-
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
23 Gusht, 13:58
-
Fluks kërkesash për kredi për shtëpi, Bankat forcojnë kushtet! Çmimet larta të pronave ‘trembin’ bankat
22 Gusht, 17:31
-
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
19 Gusht, 13:57
-
Ekskluzive/ S’ka më kredi për të gjithë! ‘Black list’ në banka e jo banka! BSH rregullore, 3 shtylla për mbrojtjen nga mikrokreditë
18 Gusht, 11:05
-
Kredi e butë për administratën, mbyllen aplikimet
16 Gusht, 14:57
-
Raportime të pasakta, asnjë masë për parandalimin e pastrimit të parave, BSH pezullon licencat e 2 mikrokredive 'Rrushkull One' e 'Perlat'
16 Gusht, 11:03
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht, 16:57
-
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro
15 Gusht, 16:52
-
Kursi i këmbimit valutor, bien Euro dhe Franga zvicerane, rriten Dollari dhe Paundi britanik
15 Gusht, 13:45
-
Jo euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për cdo pagesë me monedhën evropiane
14 Gusht, 16:31