TIRANE- Ministria e Financave do të shpërblejë me 5 mijë lekë çdo informator që denoncon biznese që nuk japin faturë tatimore për mallrat që shesin. Në udhëzimin e ministrisë së Financave, përcaktohet se këtë shpërblim do ta marrin vetëm informatorët që paraqiten fizikisht për të bërë denoncimin. “Të drejtën e përfitimit të shpërblimit, e kanë vetëm informatorët që paraqiten fizikisht pranë administratës tatimore për raportimin e shkeljeve në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale.