Fshehja e skandaleve nga UEFA dhe revulucioni që kërkon Bayern, “Football Leaks” trondit futbollin

Fshehja e skandaleve nga UEFA dhe revulucioni që kërkon Bayern, “Football Leaks” trondit futbollin

Logoja e UEFA

Dokumenta të reja të cilat do të trondisin futbollin do të dalin shumë shpejt në dritë sipas gazetës gjemane “Der Spiegel”. Një investigim i 80 gazetarëve nga 14 redaksi europiane mendohet se do do të nxjerrë fakte tronditëse të mbajtura të fshehta nga UEFA dhe FIFA.  Që prej të premtes kanë filluar të publikohen skandalet e para. Në dokumentat investigative të njohura si “football leaks” shkruhet se UEFA ka mbajtur të fshehtë një rast doping të një lojtari shumë të njohur. Sipas “Der Spiegel” ai ka fituar disa trofe “Champions League” dhe emri do t’I mësohet shumë shpejt.

Një tjetër skandal ka të bëjë me mos penalizimin e Manchester City-t dhe Paris SG, klube të cilat kanë thyer rregullat e “Fair Play Financiar”. UEFA shpesh deklaron se do të qëndrojë strikte ndaj këtij fenomeni, por sipas “Football Leaks” është e kundërta. Për këto ngjarje dhe jo vetëm, në dokumenta del emri i Giani Infantinos, presidentit të FIFA-s i cili në kohën kur pretendohet se kanë ndodhur skndalet, ka qenë krahu i Mishel Platinis, presidentit të UEFA-s. Menjëherë ka ardhur reagimi i Infantinos, që nëpërmjet faqes së FIFA-s ka shkruar: 

"Është gjithmonë një sfidë e vështirë për të ndryshuar gjërat, për të lëvizur dhe për të mbajtur njerëzit të bashkuar. Ne po kryejmë reforma të rëndësishme për FIFA-n dhe është e qartë se siç e prisjado të kem rezistencë të konsiderueshme, veçanërisht nga ata që nuk mund të përfitojnë nga sistemi i ndërtuar.”

Ndërkohë jo më pak interesant është edhe revulucioni që po kërkon të bëjë Bayern Mynchen. Sipas “football leaks”, gjigandët gjermanë po përpiqen të bindin klubet e tjera të fuqishme europiane për “Super Leaguen”. Ky kompeticion do të prishë kampionatet kombëtare dhe nuk do të jetë në varësinë e UEFA-s. Sesa do të realizohet do të shikohet në të ardhmen, por dokumeta të tjera janë gati për t’u publikuar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat