Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, ku po udhëtonte iu sekuestruan 1 kilogram e 150 gram heroinë.
 
Pasi kishte kaluar doganën shqiptare, autobusi që po udhëtonte drejt Athinës është ndalur në Arta ku gjatë kontrollit të policisë greke u konstatua dhe sekuestrua heroina.
 
Sipas mediave greke shqiptari i arrestuar është 25-vjeç, ndërsa heroinën e paketuar në qese të vogla dhe e kishte fshehur poshtë pantallonave nëpër këmbë.

 
d.b/shqiptarja.com