Një mënyrë ndoshta e re e fshehjes së lëndëve narkotike, por që nuk rezultoi edhe shumë efektive për një 25-vjeçar nga Laçi.

Diklen Vata u arrestua ditën e sotme nga policia pasi gjatë kontrollit fizk  të tij, në vendin e quajtur zona e shkollës "Bajram Curri", i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtypinë e tij u gjetën dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Kokaina e sekuestruar shkon në peshën  11.4 gramë, ndërsa u sekuestruan edhe -3 aparate celularë dhe një mjet i markës "Rover".

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike".

[gallery]24062[/gallery]
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com