TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se dënimi do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove. Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj.
Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu që dënohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim.
SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë.
Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë lidhur me një hua 10 mije euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.
Ish-kryetari i gjykatës kushtetuese e kaloi shkallen e parë të vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
Fotoja me Veliajn ‘djeg’ gjyqtarin! Kandidatët për në SPAK kërkojnë të rishikohet ligji për institucionet e posaçme
23 Mars, 21:30
-
Rama nga Vlora: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ia dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat gjatë mandatit të 4
23 Mars, 18:01
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Spartak Ngjela: Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s'kuptojnë që nga viti 1992!
22 Mars, 20:03
-
Rexhep Uka rikthehet në skenën politike përkrah Lulzim Bashës: Kujdes nga riciklimi! Ka një shpresë, që quhet SPAK
22 Mars, 14:53
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Del parashikimi i Belo Këlliçit, vjen nga Uashingtoni lajmi i ‘mirë’ që prisnim për Berishën në mes të marsit
21 Mars, 20:21
-
DASH publikon raportin e ri për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve: Grupet shqiptare luajnë rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare
21 Mars, 19:52
-
Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’
21 Mars, 18:18
-
Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit
21 Mars, 17:57
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08
karstriot seliten, ish bariun e dhive ne 2002, sot me 1 mil euro te deklaruara, keni nderment ta denoni hajdutin e flliqur?!
PërgjigjuKy Bashkimi po denohet se eshte i kollajte, nuk nxjer probleme, ardhur nga Kukesi e bene deri kryetar i Kushtetuses . Keshtu i donte Berisha e te tjeret, qe te benin vete ligjin, jo drejtesia. Por populli kerkon te vihrn te gjithe gjyqtare e prokurore abuzues me pushtetin, para pergjegjesise prnale dhe sekuestrim te pasurive. Njr Bashkim i ngordhur , nuk e justifikon besimin ne popull dhe SHBA qe mbeshtet kete proces. Dosjet aty jane , per pasuri te pa justikuara, po ku jane ata prokurore te SPAK ??? Kur do veprohet ? Po ata qe u dorehoqen, si Fullani e kompani hajdutesh , ??
PërgjigjuTU MERRET EDHE PASURIA , ATEHERE PO QE BEHET DREJTESI...
PërgjigjuMos haroni besnik shehun, gjyqtarin e famshem te korces, qe ka bere kerdine me shkeljet e ligjeve te pronave dhe ka fshehur c do pasuri te tijen.
PërgjigjuPo me pasurite çfare behet!?
PërgjigjuPasurite i mbajne se do jene pa pune dhe i duhen disa miliona euro te mbajne frymen gjalle, se nuk kane vlere tani qe ka rene dhe euro.
Turp per drejtesine. Vazhdon tallet me popullin. Durimi po soset me keta qe quhen drejtesi. Boll me me show. Ish Gjykatesi duhet te behem shembull me denimet qe marrin. Jo ti shpetoni pa lagur. Dhe te gezojne leket me drejtesin qe kane shitur
PërgjigjuMire ky, po ata qe kane nga 1 miliard leke me rroge prokurori e gjykatesi pse i kane lene te lire????
PërgjigjuKy i shkreti esht me i urte prandaj e kan denuar. Ata te tjeret qe kan nga 7 banjo per macet si prek njeri, apo ai boronicave se kan fril salushen dhe ate qe thyen me dysh