TIRANE - Pas pezullimit nga gjykata për fshehje pasurie dhe deklarime të rreme gjyqtari Qani Hasa do të përballet edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Këtë herë është kërkesa e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço që kërkon nga KLD pezullimin e funksioneve të gjyqtarit për Hasën.
Kërkesa e Naços është depozituar pranë KLD-së ndërsa ende nuk dihet nëse këshilli do ta vendosë në rend dite në mbledhjen e radhës.
Gjyqtari Hasa u pezullua më 8 maj së bashku me prokurorin Pertef Asllani, të cilët pas hetimeve të njësisë Task-Forcë rezulton se kishin mashtruar me deklarimin e pasurisë nëpërmjet kontratave fiktive të shit-blerjes.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka ripërsëritur edhe njëherë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, kërkesën për përfshirjen në Rendin e Ditës në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, propozimin për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të këtij këshilli.
“Rreth një muaj pas kërkesës së mëparshme, Ministri Naço sjell edhe njëherë në vëmendje nevojën emergjente për të përfshirë në rendin e ditës dhe për të shqyrtuar në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kërkesën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke e lidhur ngushtësisht zvarritjen e këtij procesi me mungesën e efiçencës së këshillit, përpos detyrimit ligjor dhe kushtetues për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO