Një grua 50-vjeçare e cila mbajti fëmijën e saj në një makinë të mbushur plot me krimba, është dënuar së fundi me pesë vite burg nga gjykata franceze. Sipas mediave mësohet se 50-vjeçarja Rosa Maria Da Cruz, një grua me origjine portugeze fshehu ekzistencen e vajzës se saj, Séréna, në një automjet Peugeot 307 në një dhomë sekrete në shtëpinë e saj për dy vjet.
Foshnja me emrin Serena u gjet në vitin 2013 nga nje mekanik garazhdi në Terrasson-Lavilledieu në rajonin e Dordogne dhe ndonese mendohej se mosha e saj ishte rreth dy vjeç, ajo ishte kequshqyer dhe shfaqte probleme të rënda zhvillimore.
Tani në moshën 7 vjeçare,vajza Serena ka aftësi të kufizuara dhe tipare autizmi, per të cilat ekspertët nga raportet kanë arritur ne përfundimin se ato i janë shkaktuar nga qëndrimi ne ambient me kushte çnjerezore dhe të izoluar nga bota e jashtme.
Nena 50-vjeçare, akuzohet se ka fshehur shtatzëninë dhe lindjen nga partneri dhe tre fëmijët e saj më të rritur. Gjyqi i saj u zhvillua këtë të premte në zonën e Tulle, ne Francën qëndrore, ku trupa gjykuese vendosi t’i jepte asaj denimin prej 5 vitesh burg. Mekaniku, i cili zbuloi vajzën tha se u ndesh nga me një erë të pakëndshme kur hapi bagazhin e makines për të zbuluar një fëmijë të zbehtë, me ethe, të shtrirë lakuriq ne nje ambient te izoluar dhe pa kontakt me boten e jashtme .
Nderkohë, Rosa Maria Da Cruz akuzohet për keqtrajtim të të miturve dhe mund të dënohet deri në 20 vjet burg. 2-vjeçarja është mbajtur në kushte çnjerëzore dhe rrezikon që të mos ecë me këmbët e saj për shkak të qëndrimit e lidhur.