TIRANË - Garanti i mbrojtjes së Kushtetutës, ligjit, e qytetarëve është Presidenti i Republikës. Por duket se nuk ka ndodhur kështu në Presidencë.
E në vazhdën e diskutimeve për ligjin e “statusit të nënpunësit civil”, zbulohet se mbi 60 përqind e stafit të presidencës, është larguar nga detyra. Nuk bëhet fjalë vetëm për stafin politik, atë të këshilltarëve, që është në të drejtën e Presidentit për ta zgjedhur. Bëhet fjalë për stafin e administratës, të cilët, në mënyrë permanente, president pas presidenti, kanë qenë të angazhuar në punët e presidencës së republikës.
Lista është e gjatë, por ende nuk ka të dhëna se cilët janë personat e rinj që kanë zëvendësuar ata të larguarit. Në website zyrtar të presidentit të Republikës, nuk paraqitet organigrama e këtij institucioni. Pra, për të marrë vesh se kush ka mbetur e kush ka ikur nga administrata e presidencës, duhet detyrimisht të bëhet transparencë për emërimet e reja.
Mbajtja e rekordit
Në fakt, do të duhej të ndodhte ndryshe, por nuk ndodhi. Për presidentin e ri Bujar Nishani, rekord shkarkimesh nga administrata e presidencës, mban heqja e fotografit zyrtar të pesë presidentëve: Ramiz Alisë, Sali Berishës, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut e Bamir Topit në fund. Bëhet fjalë për Lekë Hotin, personazhin e dashur edhe për çdo gazetar që në vite ka mbuluar institucionin e presidentit të Republikës. Ka qenë ai në çdo aktivitet të çdo presidenti, brenda dhe jashtë vendit. I rezistoi ndryshimit të sistemit në Shqipëri, i rezistoi dhe u pranua nga të gjithë presidentët e mëparshëm, por, nuk mundi të rezistojë në administratën e presidentit Bujar Nishani. E dërguan në një detyrë tjetër për t’i dhënë një rrogë, ndërkohë që e zëvendësuan me një vajzë të re.
Stafet
Stafi politik i një presidenti është normale që duhet të largohet me largimin nga detyra të një presidenti. Dhe për këshilltarët politikë të ish presidentit Topi kështu ka ndodhur. Por në administratën e presidentit Nishani mbeti vetëm Çlirim Çepani, i cili ishte edhe në stafin e Topit. Lidhja e tij familjare me deputetin e PD, Gerti Bogdani, mund të ketë ndihmuar në këtë drejtim. Ndërkohë, që ditën e parë që mori detyrën, presidenti Nishani, shkarkoi gjithë këshilltarët e ish presidentit Topi. Ndërkohë që duhet theksuar se stafi i ri politik i Bujar Nishanit, është më i madh në numër sesa stafi i Topit, Moisiut, Meidanit etj.
Nënpunësit civil
Nga 47 punonjësit me statusin e nënpunësit civil, 25 prej tyre u shkarkuan, ose u detyruan të jepnin dorëheqjen. Duke mos përfshirë në listë shoferët ose sanitaret, nga 36 punonjës me statusin e nënpunësit civilë, u hoqën menjëherë ose më vonë nga presidenca 23 prej tyre, ose 68-70 përqind e stafit civil. Ata u zëvendësuan me persona pa status civil, pra jashtë rregullave të parashikuara nga Ligji për Nëpunësit Civil. Nga të hequrit 20% e tyre ishin aty në punë që nga koha e Presidentit Meidani dhe Moisiu.
TE SHKARKUARIT NE PRESIDENCE
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

| STAFI POLITIK – ISH-PRESIDENTI TOPI | Gjendja me 2013 |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar brenda vitit (pension) |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Del ne pension |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
| STAFI CIVIL – ME STATUS NEPUNESI CIVIL | |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar diten e pare |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
- |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
|
|
|
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
- |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
- |
|
- |
|
Shkarkuar me vone |
|
- |
|
- |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
- |
|
- |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
- |
|
- |
|
- |
|
- |
|
Shkarkuar me vone |
|
Shkarkuar me vone |
|
- |
|
- |
|
- |
|
- |
|
- |
|
- |
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

Statusi rrezikohet edhe nga mosaplikimi i ligjit
hoqi 70% të stafit pas emërimit">