FSHF bashkëpunim me Juventusin
në fushën e mjekësisë/ FOTO

FSHF bashkëpunim me Juventusin<br />në fushën e mjekësisë/ FOTO
Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë iniciativën për një bashkëpunim tripalësh me klubin e Juventusit dhe klinikës së njohur italiane JMedical pranë klubit kampion në fuqi të Italisë.

Sot është mbajtur takimi zyrtar midis presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe administratorëve të deleguar të klubit torinez, Giuseppe Marotta dhe Aldo Mazzia në mjedisin e klubit italian në Torino.

I pranishëm në këtë takim ka qemë dhe administratori i deleguar i klinikës JMedical, Elio Testa.

Të tre palët janë shprehur të gatshëm për të nisur në një kohë të shkurtër një projekti të gjerë që lidhet me përkrahjen mjekësore të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, por që mund të përfshijë dhe klubet e tjera shqiptare.

Siҫ bëhet me dije nga faqja zyrtare e FSHF-së, presidenti Duka u ka bërë ftesë zyrtare për takim në Tiranë zyrtarëve të klubit juventin dhe klinikës mjekësore JMedical.

Bashkëpunimi do të formalizohet me një marrëveshje në ditët në vijim.
 

Njoftim

Projektohet edhe një bashkëpunim shumë i afërt dhe shumë i ngushtë mes klubit kampion në Itali, Juventus F.C, JMedical dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Këtë të premte, Presidenti I FSHF-së, Armand Duka është pritur në selinë e klubit të Juventusit nga dy administratorët e deleguar të klubit, Giuseppe Marotta dhe Aldo Mazzia, si dhe gjithashtu në shoqërinë e administratorit të deleguar të JMedical, Elio Testa.

Takimi është fokusuar në shumë pika rreth mundësisë së bashkëpunimit të shpejtë mes FSHF-së, klubit të Juventusit dhe JMedical, duke u fokusuar në asistencën mjekësore që JMedical mund të ofrojë, jo vetëm persa i përket ekipeve kombëtare, por të ketë një shtrirje në të gjithë futbollin shqiptar.

JMedical është një nga klinikat më të mira në botën e sportit dhe të futbollit me një staf të shkëlqyer mjekësh sportivë.

Vetë kreu i FSHF-së shprehu angazhimin e Federatës së Futbollit për të nisur sa më shpejt një bashkëpunim konkret.

Ftesa për një vizitë në Tiranë në një kohë të përshtatshme u mirëprit edhe nga krerët më të lartë të Juventusit dhe pritet që së shpejti të konfirmohet marrëveshja e diskutuar.
 
Redaksia Online

d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...