FSHF çon në takim me UEFA-n të besuarit e saj, Prodani shkon i 'paftuar': Të tregohen të paanshëm, gjykata e tha fjalën e saj

Pretendimi ishte për të dëgjuar versionin e palëve paditëse për zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit, por në takimin e thirrur me përfaqësuesit e UEFA-s nga FSHF në ambientet e kësaj të fundit ishin të zgjedhurit e federatës. Nga 4 shoqatat të cilët kanë dërguar zgjedhjet në prokurori prezent në takim ishte vetëm një palë paditëse, ajo e shoqatës së Gjirokastrës. Ndërkohë të kontaktuar nga Report TV Altion Keci në Durrës, Kujtim Shaba në Shkodër dhe Eduard Prodani në Tiranë thanë se nuk kanë marrë asnjë njoftim.

“Nuk kemi patur njoftim kemi ardhur thjeshtë nga njoftimi publik në media,”-tha Prodani, kryetar i futbollit Tiranë.

Ndonëse federata synoi ta linte jashtë kësaj mbledhje pas 10 minutash në dyer e FSHF-së Prodani, kryetari i shoqatës së futbollit në Tiranë, mori leje së bashku me disa anëtarë për të qenë në takim me 3 zyrtarët e UEFA-s.

“Përndryshe nga komentet që janë bërë në media ata (zyrtarët e UEFA-s) kanë një mission faktmbledhës. Ata do dëgjojnë palët dhe pastaj do përpilojnë raportet për qeverinë shqiptare, UEFA-n dhe federatën e futbollit,”-tha Prodani, kryetar i futbollit Tiranë.

Zgjedhjet e datës 24 janar në shoqatën e Tiranës, të organizuara nga FSHF, shpallën kryetar Krenar Alimehmetin, por pretendimet për manipulime të Prodanit morën aprovimin e gjykatës, që njeh këtë të fundit ligjërisht. Mirëpo kjo situatë, duke qenë se zgjedhjet e 2 marsit për president organizohen nga FSHF, federata pritet të njohë me të drejtë me të drejtë vote të zgjedhurin e saj Alimehmetin.

“Gjykata më njeh mua, më njeh mua. Pranon apo nuk pranon pastaj është çështje tjetër, por situata është me komplikuar se sa aq,”-u shpreh tha Prodani, kryetar i futbollit Tiranë.

Nëse në Tiranë ka një vendim gjykate për zgjedhjet në shoqatat e futbollit, në Durrës, Gjirokastër dhe Shkodër kjo ende nuk ka ndodhur.

Ekspertët e UEFA-s do të përgatisë më pas një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Kryeministrit Rama e Presidentit Duka.

FSHF këto ditë po kalon në sitë të plotë nga ndërkombëtarët që kanë marrë sinjalizime për parregullsitë lidhur me procesin zgjedhor në shoqatat rajonale të futbollit për zgjedhjen e kryetarit të tyre. Kujtojmë se para disa ditësh FSHF mbylli përmes një procesi manipulativ zgjedhjet në 8 shoqatat rajonale të futbollit që kanë gati 50% të votave në asamblenë e 2 marsit.

Më 10 shkurt Gjykata e Tiranës rrëzoi asamblenë e mbajtur në zyrat e FSHF në 24 janar që zgjodhi Krenar Alimehmetin dhe njohu Asamblenë e Shoqatës rajonale të futbollit Tiranë që zgjodhi Eduard Prodanin si kryetar FSHF ende nuk ka reaguar. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës pritet që e njëjta gjë të ndodhi edhe me zgjedhjet në shoqatat e tjera pas denoncimeve për manipulime që janë bërë në Prokuroritë përkatëse. Në gjykatë për manipulimet e federatës janë edhe shoqatat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta.

Në këtë situatë shanset më të mëdha janë që në 2 mars të mos ketë garë dhe Asambleja zgjedhore e FSHF të shtyhet. Në garë janë të konfirmuar Armand Duka, komentatori Dritan Shakohoxha dhe ish-sekretari i përgjithshëm i federatës Sulejman Starova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Prodani futet për takim me përfaqësuesit e UEFA: Të tregojnë që janë të paanshëm! Më ka njohur gjykata


Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Eduard Prodani, është futur sot për një takim me përfaqësuesit e UEFA që ndodhen në FSHF. Para takimit ai ka thënë për mediat se ata duhet të tregojnë që janë të paanshëm pasi ai është i njohur nga gjykata.

"Përfaqësues të akademive dhe klubeve, anëtarë të shoqatës rajonale të Tiranës. Kemi ardhur për të kontaktuar përfaqësuese t UEFA-s. Nuk kemi pasur njoftim, unë jam president i shoqatës i njohur nga gjykata. Do të tentoj të hyj brenda. Ja ku është vendimi i Gjykatës. Komenti i Federatës është abuziv. Çdo shoqatë në Republikën e Shqipërisë detyrohet t;i çojë vendimet për regjistrim në gjykata.  Unë pres të më dëgjojnë. Unë personalisht i kam njoftuar më parë FIFA-n dhe UEFA-n. Ata të tregojnë që janë të paanshëm", ka thënë Prodani.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’