FSHF: Dashnor Sula rrezikon përjashtimin

FSHF: Dashnor Sula rrezikon përjashtimin
TIRANE- Deputeti i Peqinit Dashnor Sula, rezikon të dënohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në rast se në procesverbalit e vëzhguesit të federatës që ka ndjekur ndeshtjen e futbollit Shkumbini-Peqini, është shënuar se të shtënat me armë janë kryer nga deputeti Sula. Sipas zyrtarëve të federatës, Sula mund të dënohet vetëm me një masë të lehtë, duke e përjashtuar për një periudhë kohe nga stadiumi dhe mos i lejuar atij të ndjekë ndëshjen nga shkallët e tribunës. “Ne nuk kemi fuqi të marim masa ekstreme, pasi me rregullore dhe ligj kemi kopetencë që të penalizojmë tifozët, skuadrën dhe fushën. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një tifoz që dyshohet se ka prishur ndeshjen duke qëlluar me armë. Në këto kushte, federate nëpërmjet instancave të saj, nëse konstaton se Sula ka qëlluar me armë, qoftë kjo e vërtetë apo lodër do marë një vendim për përjashtimin e tij nga stadiumet për një periudhë kohe, duke e etiketur si tifoz problematik”-thanë zyrtarë të dikasterit të futbollit në Shqipëri. Në rast se një gjë e tillë, ndodh atëherë urdhëri i marë nga komisioni i disiplinës i dërgohet Policisë së Shtetit, e cila më pas nuk lejon futjen në stadiume të Dashnor Sulës. Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me shefin e garave sportive në federatë, duke e vënë në dijeni se ai nuk kishte qëlluar me armë zjari gjatë minutave kur po luhej ndeshja Shkumbini-Flamurtari. Ndërkohë që brenda kësaj jave pritet të meret një vendim nga komisioni i disiplinës nëse do dënohet fusha e Peqinit apo deputeti i kësaj zone Dashnor Sula.
KRISMAT NGA FISHEKZJARRE
Zyrtarë të federatës thanë se deputeti i PD-së Dashnor Sula ka mbajtur një qëndrim mohues, duke pretenduar se krismat kanë ndodhur si rezultat i disa fishekëzjareve të hedhura nga tifozat e Shkumbinit. Por pavarësisht këtij argumenti të ngritur në takimin me zyrtarët e federatës, është policia dhe prokuroria e Elbasanit që rëzojnë një gjë të tillë. Sipas burimeve pranë këtij institucioni arma e tipit pistoletë i është sekuestruar deputetit Dashnor Sula. Momentalisht arma është administruar në cilësinë e provës materile, por nga kqyrja e saj me sy të lirë ka rezultuar se ajo ishte lodër. Pavarësisht këtij fakti mësohet se prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar që pistoleta ti nënshtrohet ekspertizës balistike nga specialistët e laboratorit e policisë shkencore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’