FSHF dhe Duka hakmerren 
ndaj klubeve që votuan kundër

FSHF dhe Duka hakmerren <br />ndaj klubeve që votuan kundër<br>
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur fushata e hakmarrjes së institucionit të futbollit ndaj klubeve që votuan kundër ose personave që kanë shprehur hapur pakënaqësinë me drejtuesit e rizgjedhur. Kështu, pas kritikave periodike ndaj gjyqtarëve që klubi i Flamurtarit në përgjithësi dhe trajneri Shpëtim Duro në veçanti, ka reaguar shoqata e arbitrave, duke e quajtur sulm denigrues.

Ajo që bie në sy është se si ka mundësi që kjo shoqatë kurrë më parë nuk ishte mbledhur dhe reaguar, kur në fakt kritika dhe ofendime ndaj gjyqtarëve ka thuajse çdo javë në kampionatin shqiptar, madje edhe dhunë ndaj tyre. Shoqata e arbitrave shqiptarë votoi nën tutelën e FSHF-së dhe kjo e fundit ka nxituar ta pasqyrojë reagimin në faqen e vet zyrtare a thua se është komision i saj. Handikapi tjetër qëndron në faktin se Shoqata e Arbitrave ka selinë brenda FSHF-së.

fshf
(Reagimi i FSHF)

Pra, një shoqatë brenda shoqatës. Ndërkohë, menjëherë pas këtij reagimi, Komisioni i Disiplinës me zell ka nisur procedimin e trajnerit Shpëtim Duro. Ndërsa Shoqata e Trajnerëve hesht totalisht, edhe kjo nën ndikimin total të FSHF. E gjitha ko bëhet sepse Flamurtari ishte klubi që denoncoi shoqatat fantazmë në Prokurori, ndërsa administratori Sinan Idrizi e deklaroi votën kundër Armand Dukës.

Nuk përfundon këtu hakmarrja e federatës. Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar me 3 milionë lekë të vjetra gjobë klubin e Lushnjës, për gabimin e tifozërisë vendase. Një gjobë e rëndë, kur sjelljet e gabuar të tifozerive nuk e kishin kaluar gjobën e 2 milionë lekëve. Edhe Lushnja ishte një nga klubet që votoi kundër Dukës, i cili ka nisur menjëherë hakmarrjen.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD