FSHF, Disiplina gjobit pretendentët
për titullin për sjelljen e tifozëve

FSHF, Disiplina gjobit pretendentët<br />për titullin për sjelljen e tifozëve
Partizani, Laçi, Kukësi, Vllaznia dhe Tirana janë gjobitur nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF me nga 50 mijë Lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjet e fundjavës.

Zyrtari i Skënderbeut, Gezim Qyli për ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes dënohet me 2 pezullim.


Vendimet e Plota
I mbajtur sot me date 16 Prill 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.
VENDOSI:
1.KF “Laci”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
2.Zyrtari i KF “Skenderbeu”, Gezim Qyli, per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

3.KF “Vllaznia”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.

4.KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
5.KF “Kukesi”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.

6.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke dhe zhdemtimin e demeve te shkaktuara ne stadium, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.

7.Lojtari i KF “Kamza”, Erisotel Koleci, per goditje me koke ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

8.KF “Sopoti”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/2 dhe 136/1.a te KDS.
9.Lojtari i KF “Tomori “, Gelando Shravaolli, per goditje me shkelm nga lojtarit kundershtar, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.b te KDS.
10.Zyrtari i KF “Bylis”, Adrian Balla, per provokim ndaj publikut te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar nenin 53 te KDS.

11.Lojtari i KF “Dinamos” , Bazjon Tragaj, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

12.Lojtari i KF “Dinamo”, Erald Turdiu, per loje te rende ndaj lojtarit kundershtarit, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.b te KDS.
13.KF “Shenkolli”, per deshtim ne permbushje te pergjegjesive, humbet ndeshjen me KF “Vora” ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenet 65/2 dhe 65/4 te KDS.

14.Zyrtari i KF “Shenkolli”, Armando Loka, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 18 (tetembedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.b te KDS.
15.Lojtari i KF “Shenkolli”, Elvis Deda, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 14 (katermbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.

16.Lojtari i KF “Shenkolli”, Emirjon Mirdita, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
17.Zyrtari i KF “Olimpiku”, Klevis Fucia, per protesta dhe ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne 56/1.a te KDS.

18.Lojtari i KF “Gramozi”, Muharej Rumani, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

19.Lojtari i KF “Permeti”, Emiljan Mihali, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

20.Tranjeri i KS Vlora U-19, Sherif Idrizaj, per protesta me gjeste ofenduese, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
21.Lojtari i KF “Luftetari” U -19, Albano Halilaj dhe lojtari i KF “Albpetrol” U-19, Romario Bakiu, denohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
22.KF “Beslidhja” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Internacional” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

23.KF “Shkodres” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Termi” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
24.Ekipi i “Tirana As” Femra, per deshtim ne permbushje te pergjegjesive, humbet ndeshjen me ekipin “Kinostudio” femra , ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenet 65/2 dhe 65/4 te KDS.
25.KF “Shkendia Tr”, per terheqje nga kampionati i Kategorise se Trete, humbet ndeshjet e mbetura te sezonit 2014/2015 me rezultatin 3 me 0 me ekipet respektive, bazuar ne 31 te KDS.

26.Shyqyrtimi i ankimit te KF “Rubiku”, shtyhet per mbledhjen e ardhshme te KDS.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin