Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka ndërprerë kontratën me shoqërinë “OverSport” që kishte fituar të drejtat e transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë për sezonet 2022-25.
FSHF tregon se vendimi ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “OverSport”.
Në lidhje me këtë vendim, kompania "Oversport" ka reaguar duke thënë se vendimi ka ardhur si pasojë e presioneve dhe mungesës së transparencës nga FSHF-ja.
"Oversport krejt paparitur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalat e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash. Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë", njofton Oversport.
Në momentin e firmosjes së kontratës FSHF e shpalli si arritje faktin se dyfishoi të ardhurat nga të drejtat e transmetimit, por nuk përmendi kompaninë fituese, ndërsa sot ngërçin ia atribuoi shoqërisë 'Over Sport'. Marrëveshja mes palëve u lidh për 3 sezone, por nuk zgjati më shumë se një.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Iliri, 'Daja' i Superligës! Dinamo në krye pas 15 vitesh
16 Dhjetor, 19:05
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Mbyllet gjysma e sezonit/ Skënderbeu lë 2 pikë me Bylisin, Gjoka: Keqardhje e madhe! Pas 175 javësh çdo ndeshje me 3 gola
16 Dhjetor, 12:26
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Në Shkodër 'fiken dritat', Vllaznia - Laçi fillon me vonesë! Tifozët braktisin Superligën
14 Dhjetor, 16:11
Mir ju behet se me shum nuk punon si aplikacion. Sheh 10 minuta dhe stopon. Ta mar ai qe sherben. Jo se mbroj federaten por bashk beni dallavere,pastaj kur ju prishen interesat ngrini zerin se ju behet padrejtesi.
Përgjigju