Pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rihapjen e futbollit, FSHF-ja ka kthyer përgjigje duke treguar përfaqësuesit e Grupit të Përbashkët të Punës, të përbërë nga tre specialistë.
Ata do të jenë Dr. Gianluca Stesina, mjek sportiv, përgjegjës i Departamentit Mjekësor në FSHF, Dr. Mel Ostreni, mjek sportiv, KF Kukësi, Dr. Arjana Sina, mjeke imazherisatë FSHF.
Gjithashtu do të jetë prezent edhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku për të treguar gatishmërinë e administratës.
FSHF-ja ka shprehur gatishmëri ne lidhje me koordinimin e takimit në kohën më të parë të mundshme.
Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka kthyer përgjigje FSHF-së në lidhje me hapjen graduale të futbollit në Shqipëri dhe vendosjen e disa rregullave që duhen plotësuar.

Komente












