FSHF-ja merr Kompleksin Dinamo
për ndërtimin e zyrave të reja 

FSHF-ja merr Kompleksin Dinamo<br />për ndërtimin e zyrave të reja 
TIRANE-Kompleksi Sportiv Dinamo do t’i kalojë në përdorim Federatës Shqiptare të Futbollit.
 
Ky ka qenë vendimi i djeshëm i Qeverisë.
 
Sipas këtij vendimi ky kompleks i jepet FSHF-së me qëllim që aty ajo të ndërtojë zyrat e reja.
 
“Kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të pronës shtetërore me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo”, Tiranë, aktualisht në pronësi të Bashkisë Tiranë, me numër pasurie 832, të komponentëve të saj me numrat rendorë 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 e 9, sipas formularit 3, bashkëlidhur këtij vendimi, për t’ia dhënë në përdorim Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllim ndërtimin e kompleksit të zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për ushtrimin e funksioneve të veta kulturore e sportive. Komponenti me numër rendor 2, godina kryesore dhe trualli i saj, aktualisht në përdorim të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, (ASSH), së bashku me komponentët e tjerë, sipas pikës 1, të këtij vendimi, i kalon në përdorim Federatës Shqiptare të Futbollit.”, thuhet në një pjesën të vendimit të Këshillit të Ministrave.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot