FSHF: Kombetarja e futbollit U-19
humbet finalen e “Lazio Cup” me penallti

FSHF: Kombetarja e futbollit U-19<br />humbet finalen e “Lazio Cup” me penallti
TIRANE-Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka humbur finalen e turneut “Lazio Cup”, qe u zhvillua ne Itali.

Burime nga FSHF-ja bejne te ditur se ndeshja Shqipëria U-19 – Italia B U-19 kaloi me gjuajtjen e me penalltive, qe u fitua nga ekipi italian me rezultatin 3-4, ndërkohë që koha e rregullt dhe shtesa ka perfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Fati nuk ka qënë me kuqezinjtë, pasi në minutën e 26-te të pjesës së parë, arbitri ka ndeshkuar me karton të kuq mbrojtësin Mikael Bytyci.

Pavarësisht kësaj, ekipi shqiptar ka zhvilluar një ndeshje të shkelqyer me plot raste, por nuk ka mundur të gjejë golin e fitores në finalen e luajtur sot paradite ne Piedimonte San Germano.

Shqipëria ka marre trofeun e vendit të dytë dhe portieri i perfaqësueses sonë, Angelo Tafa, ka marre trofeun e portierit më të mirë të turneut, i cili u zhvillua nga data 23-28 maj 2017.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës