Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se stadiumi ‘Air Albania’ është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Aëard 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.
“Air Albania Stadium, investimi më i madh në historinë e sportit shqiptar, vazhdon të prodhojë lajm edhe pas inaugurimit të tij në 17 Nëntor 2019, në ndeshjen kundër Francës, kampiones së botës. Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Aëard 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.
Fituesit e BigSEE Architecture Aëard do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 Tetor 2020 në Qytetin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë. Në këtë festival të gjithë projektet do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria,"-shkruan FSHF.
STADIUM PA PISTE...
PërgjigjuOre sikur ishin kundra ndertimit te stadiumit nga zoti Rama ! Por keto oligarket e PDse po krenohen sot me stadiumin.
Përgjigju