FSHF kthen përgjigje pozitive, finalja e Kupës së Greqisë në 'Air Albania'?

FSHF kthen përgjigje pozitive, finalja e Kupës së Greqisë në 'Air Albania'?

Stadiumi

Rivaliteti i ashpër mes tifozëve të AEK-ut dhe PAOK-ut ka bërë që policia e Geqisë mos marrë përsipër finalen e këtyre dy skuadrave, programuar për në 24 maj. Tanimë Federata Greke e Futbollit ka kërkuar opsione të tjera, me Qipron që ka refuzuar finalen e Kupës së Greqisë.

"Sport-FM" në vendin fqinj njofton se Federata Shqiptare e Futbollit i ka kthyer përgjigje pozitive homologëve grekë, për të pritur në 24 maj finalen mes këtyre dy skuadrave në "Air Albania", në Tiranë. Variante të tjera janë Serbia dhe Rumania, teksa vlen të përmendet se tifozët e dy skuadrave finaliste janë problematikë, çka ka bërë që finalja të zhvendoset jashtë Greqisë.

Ende nuk ka një përgjigje pëfundimtare nga ana e palës greke, me "Air Albanian" që duket se do presë finalen e Kupës së Greqisë në futboll, me FSHF që ka kthyer përgjigjen pozitive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiponja: 08/05/2023 20:48

    po mir kaq te afte dhe te pergatitur na dini neve policine shqiptare me te mire se greken kur se amrrin ato persiper doni me sjell llumin ketu apo jan rritur rrogat tani rrumbullak strumbullak kur te prek te bej me gjak

    Përgjigju
  • redi: 08/05/2023 15:28

    E kuptoni ca do te thote te marresh persiper dy grupe huliganesh qe vijne te rrihen ketu ne nje stadium ne qender te qytetit ku ka banasa civile ngjitur? Cfare ndodh kur te hidhet gazi lotsjelles dhe femijet e te moshuarit te bllokohen nga rruget e frymemarrjes. Shpresoj qe Duka te mos beje kamikazlleqe shqiptare se kjo eshte per denoncim.

    Përgjigju
    • Don joni: 08/05/2023 17:13

      do ndodhi qe do tu japim grekve ate qe na kan be per 30 vjet k.kurrizit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë