FSHF lançon projektin 'Uniforma ime', 15 mijë futbollistë përfitojnë falas materialet për stërvitje! Rama refuzon ftesën e Dukës, nuk merr pjesë në aktivitet

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit lançoi sot projektin ‘Uniforma Ime’. Sipas FSHF nga ky projekt do të përfitojnë 15 mijë futbollistë dhe futbolliste, të cilët do të marrin falas nga FSHF të gjithë materialet për stërvitje dhe ndeshje.

‘Uniforma Ime’ parashikon ofrimin e një seti me bazë materiale falas çdo fëmije që luan futboll në gjithë Shqipërinë nga mosha U-7 e deri në moshën U-19 e më konkretisht uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes. Sipas FSHF, nga ky projekt familjet shqiptare do të kursejnë rreth 2.5 milionë euro në vit duke i marrë falas nga FSHF uniformat për fëmijët e tyre.

E pranishme në aktivitetin që u mbajt në stadiumin ‘Air Albania’ ishte edhe ministrja e Sportit Evis Kushi, e cila tha se kjo nismë e FSHF-së sjell në vëmendje vlerat e rëndësishme që ka sporti për fëmijët, për shëndetin e tyre fizik, mendor, por edhe integrimin e tyre në shoqëri.  

“Nismë që na ndërgjegjëson për vlerat që ka sporti. Sporti ka një fuqi të jashtëzakonshme, për shëndetin e të rinjve, shëndetin fizik, social. Sport i ndihmon të integrohen më mirë në shoqëri. Për këtë arsye edhe në shkolla punojmë çdo ditë që nxënësit tanë të angazhohen sa më shumë në sport. Kemi punuar për të rritur numrin e orëve të edukimit fizik, e kemi bërë tre orë në javë. Kemi rritur numrin e klasave sportive. Do kemi 400 klasa sportive në të gjithë vendin. Dua të falënderoj Dukën dhe FSHF për këtë kontribut, dhe jo vetëm për këtë projekt, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi”, tha Kushi.

Në këtë aktivitet ishte parashikuar që të mbante fjalim edhe kryeministri Edi Rama, por ajo çfarë u vu re ishte se Rama nuk ishte i pranishëm, ndonëse ai kishte marrë ftesë nga FSHF. Mësohet se Rama nuk ka pasur në axhendë aktivitete të tjera, por mesa duket ka zgjedhur të mos shkojë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen