Kalendari i kampionatit të Superligës dhe Kategorisë së Parë për sezoni 2023-2024 do të zbardhen këtë të mërkurë. Në ambientet e sallës së konferencave në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 85-të të Superligës dhe Kategorisë së Parë do të hidhet paraditen e së mërkurës, duke nisur nga ora 11:00. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, kampionati i Superligës do të nisë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024.
Ndërsa kampionati i Kategorisë së Parë është programuar të nisë më 2 shtator 2023 dhe të mbyllet më 8 maj 2024. Në Superligë këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.
Në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.
Komente











