FSHF merr garanci, Tirana- Partizani shtyhet me tre orë por luhet me drita

FSHF merr garanci, Tirana- Partizani shtyhet me tre orë por luhet me drita

Nga Tirana- Partizani

FSHF ka marrë garanci nga OSHEE dhe ka pranuar që derbi i kryeqytetit Tirana- Partizani të luhet me drita. Ka qenë ekipi bardheblu i cili kërkoi që kjo ndeshje të luhej me drita dhe jo në dritën e diellit për shkak të rëndësisë së saj.

Në fillim FSHF vendosi orarin e ndeshjes në orën 16:00 por më pas është shtyrë me 3 orë, për t'u luajtur në orën 19:00. OSHEE ka siguruar FSHF se energjia elektrike nuk do të ndërpritet gjatë ndeshjes Tirana Partizani. 4 javë më parë incidenti në Tirana- Teuta ku dritat u fikën duke lënë Selman Stërmasin 30 minuta në blackout.

Nga 28 gushti FSHF nuk lejoi që ndeshjet në Superligë të luhen me drita derisa gjendja me energjinë elektrike të stabilizohej. Tashmë një ndeshje me prozhektorë të ndezur do e shohim të dielën në derbi. Për t'u theksuar është se këto dy skuadra rrallë herë përballen në ndeshje të cilat luhen pa drita, por herën e fundit të kuqtë fituan ndaj bardhebluve dhe siguruan titullin kampion nën dritë natyrale.

NJOFTIMI I FSHF 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin