FSHF nis "peshkimin" e talenteve të futbollit në Kosovë

FSHF nis "peshkimin" e talenteve të futbollit në Kosovë
Trajneri i grupmoshës U-17 të Përfaqësueses së Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç, ka vërejtur disa futbollistë të talentuar në Kosovë që mund t'i shërbenin ekipit që drejton ai për garat ndërkombëtare.

Këtë vlerësim ai e dha këtë javë, pasi përfundoi dita e parë e kampit të Federatës Shqiptare të Futbollit në Kosovë. Kampi për U-17 ka nisur në Kastriot dhe do të përfundojë të martën për t'ia lëshuar radhën kampit për grupmoshën U-19, që do të zgjasë po ashtu dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.

Në ditën e parë të kampit morën pjesë 26 futbollistë, shumica lojtarë të klubeve nga Kosova, por kishte edhe nga klubet shqiptare të Maqedonisë dhe nga vendet evropiane. Sipas burimeve pranë FSHF, kanë spikatur disa futbollistë të moshave të reja, që mund të përfshihen në planet e kuqezinjve të vegjël, por ka ende kohë, pasi ata do testohen sërish në grumbullimet e Shqipërisë. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta