FSHF që para një muaji ka lajmëruar klubet se cili shkon në Europë e cili jo, sipas kritereve të përcaktuara për këtë garë. Kjo ka ndikuar në paraqitjen e skuadrave në fushën e lojës dhe në impenjimin e tyre, ndonëse FSHF shprehet në njoftimin e saj se nuk ka lajmëruar rivalet për përfundimin, thjesht i ka dhënë çdo ekipi vlerësimin e tij.
Tani merret vesh pse Flamurtari nuk ishte i interesuar për të kapur një vend në Europë, duke siguruar vetëm 2 pikë në 6 ndeshjet e luajtura që atëherë. Në momentin kur doli vendimi, Flamurtari ishte 4 pikë larg vendit të tretë.
Pavarësisht apelimit që bënë vlonjatët, FSHF nuk u dha licencën europiane, ashtu si edhe Vllaznisë, Kamzës e Lushnjës, të gjithëve për arsye të ndryshme në rregullore.
Kësisoj, edhe impenjimi i Kamzës ishte i përqendruar vetëm te mbijetesa në këto 6 ndeshje, as nuk shqetësohej për të kapur skuadrat që kishte me lart në klasifikim, pasi kamzalinjtë e dinin që nuk përmbushnin kriteret për pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.
NJOFTIMI I FSHF
Departamenti i Liçensimit në FSHF njofton opinionin sportiv se ka përfunduar Procesi i liçensimit të klubeve të cilat aplikuan për të marrë një Liçensë për pjesëmarrje në kompeticionet Europiane (Sezoni 2018/19).
Në lidhje me sistemin e liçensimit:
Duke pasur parasysh situatën e Liçensimit të klubeve për vitin qe kaloi (Këtu i referohemi rastit te KF Tirana) fillimi i procesit të liçensimit të klubeve (Dhjetor 2017) sivjet i parapriu emërimi nga ana e komitetit ekzekutiv të FSHF të kompanisë “Auditing Partners”, si eksperte në Kriterin Financiar.
Gjatë gjithë periudhës së procesit te Licensimit, deri në 31 Mars, kohë kur përfundoi procesi, Kompania “Auditing Partners” ndihmoi dhe kontrolloi të gjithë klubet aplikante për përmirësimin e dokumentacionit financiar të tyre.
Në përfundim të procesit të liçensimit të dhjetë klubet e Kategorisë Superiore paraqitën në sektorin e Liçensimit në FSHF , brenda afateve të parashikuara në rregullore, gjithë dokumentacionin e nevojshëm. ( Kriterin Sportiv, Kriterin e Infrastrukturës, Kriterin e Administratës & Personelit, Kriterin Ligjor, brenda 28 Shkurtit 2018 dhe Kriterin Financiar brenda 31 Marsit 2018 që përkon me datën e mbylljes së vitit kalendarik ekonomik.).
Dosjet me materialet përkatëse ju dërguan ekspertëve të çdo Kriteri, të cilët pasi bënë verifikimet e të gjithë dokumenteve, paraqitën në sektorin e liçensimit raportet përfundimtare për secilin klub aplikant, në lidhje me plotësimin apo mosplotësimin e kritereve.
Komisioni i Liçensimit të klubeve i mbledhur në datë 23 Prill 2018, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionet e paraqitura nga ekspertët e kritereve, vendosi ti japë Liçensën për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2018/19 klubeve :
KF Skënderbeu
FK Kukësi
KF Luftëtari
KF Laci
FK Partizani
KF Teuta
Komisioni i Liçensimit te Klubeve vendosi të Refuzoj dhënien e Licensës (për mospërmbushje të Kriterit Financiar klubeve:
FC Flamurtari
KF Vllaznia
FK Kamza
KF Lushnja
Të gjitha Vendimet ju bënë të njohura klubeve aplikante (duke ruajtur edhe konfidencialitetin ndërmjet tyre).
Brenda afateve të parashikuara në rregullore, klubi “FC Flamurtari” e apeloi vendimin e Komisionit të Liçensimit për Refuzimin e Liçensës në Komisionin e Apelit për Liçensimint e klubeve.
Komisioni i Apelit i mbledhur në datën 30 Prill 2018, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga ana e sektorit të Liçensimit te Klubeve si dhe të dokumentave shtesë të paraqitura nga “FC Flamurtari” vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Liçensimit të Klubeve, pra Refuzimin e Liçensës për FC Flamurtari për të marrë pjesë në garat europiane në sezonin 2018/19.
Ky vendim ju bë i njohur edhe FC Flamurtari (gjithnjë duke ruajtur konfidencialitetin me klubet e tjera).
Ju bëjmë me dije se arsyeja për të cilën këto vendime të marra nga Komisionet e Liçensimit të klubeve nuk janë bërë publike deri tani, është vetëm ruajtja e integritetit dhe pastërtisë së garës (pasi nqs ndonjë nga vendimet e këtyre Komisioneve do të bëhej publike atëherë mendojmë se gara mund të prishej).
Sa gjynah ore lebrit gjoksgropë..
Përgjigju