FSHF nxjerr në shitje biletat për Ishujt Faroe, mësohen çmimet për çdo sektor! Bie serveri i faqes

FSHF nxjerr në shitje biletat për Ishujt Faroe, mësohen çmimet për çdo sektor! Bie serveri i faqes

Tifozët e Kombëtares

Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E të Euro 2024 kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit nga dita e sotme ka nxjerrë në shitje online biletat për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Çmimet e biletave sipas sektorëve

Ndërkohë, vetëm pak minuta pas njoftimit dhe daljes në shitje të biletave, nga ngarkesa dhe interesi i shumtë i tifozve, serveri i faqes ka rënë dhe linku i ofruar nuk mund të hapet. Veç Ishujve Faroe, kuqezinjtë luajnë në këtë fushatë kualifkuese më 17 nëntor kundër Moldavisë në transfertë dhe një pikë na dërgon direkt në "Gjermani 24". Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Faqja e biletave online e mbingarkuar

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?