FSHF përplaset me Nikollën: Na
bllokove pasaportat e sportistëve

FSHF përplaset me Nikollën: Na<br />bllokove pasaportat e sportistëve
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit përplaset me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve për pasaportat e 9 lojtarëve të kombëtareve të futbollit. FSHF akuzon ministren Nikolla se ka bllokuar nisjen e procedurave për pajisjen me pasaporta për sportistët duke e cilësuar rastin si të paprecedentë.

“Për çudi pikërisht në këtë moment historik që po kalon futbolli ynë vjen shkresa me firmën e zonjës Nikolla e cila refuzon fillimin e procedurave për marrjen e shtetësisë për 9 futbollistë, 2 të ekipit U17, 1 të ekipit U21, 2 lojtarë të ekipit kombëtar A femra dhe 4 lojtarë të ekipit kombëtar U19 femra. Ne i bëjmë thirrje edhe njëherë dikasterit dhe ne veçanti ministres Nikolla që të rishikojë vendimin e marrë dhe të rifillojnë fillimin e procedurave për marrjen e nënshtetësisë të këtyre futbollistëve. Arsyeja e refuzimit është që një pjesë e lojtarëve nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç ndërsa një pjesë me një fjalë kanë vetëm pasaportë kosovare. Falë atij bashkëpunimi dhe asaj mbështetje që na ka dhënë ministria në të kaluarën është bërë e mundur marrja e nënshtetësisë për të gjithë lojtarët nga mosha 15 vjeç e deri te ekipi kombëtar A”, u shpreh Besnik Çela, zëvendëskryetari i përgjithshëm i FSH-së.

Gjithashtu Çela bën publike përgjigjet e ministres Nikolla në lidhje këto raste. Ministria argumenton se lojtarët nuk përmbushin kriteret pasi zotërojnë shtetësi kosovare dhe disa të tjerë nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Sportistët që iu është refuzuar pajisja me pasaportë janë:
Ismet Sinani
Sara Maliqi
Naime Merovci
Ron Broja
Greta Haziri
Antigona Behluli
Blerta Shala
Majlinda Kadolli
Lirim Kastrati.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore