FSHF përgjoi Erion Veliajn, Rama: Ndjej neveri, s'mund të jetë provë! S'kam ndërmend ta dëgjoj
Edi Rama dhe Erion Veliaj
Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me përgjimin që FSHF publikoi për Erion Veliajn. Rama shkruan se 'i neveris përgjimet në ambiente jopublike'. Sipas tij s'mund të jenë provë. Kryeministri deklaron se as nuk ka ndërmend ta dëgjojë atë përgjim.
"Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin në një mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjeter konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se nje përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë te dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar", i përgjigjet Rama një ndjekësi që e pyet në Facebook.
Federata Shqiptare e Futbollit publikoi dje një përgjim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një bisedë me anëtarët e shoqatës së futbollit Tirana vetëm pak orë para nisjes së punimeve. FSHF e akuzoi për ndërhyrje të politikës në çështjet që i takojnë komunitetit të futbollit. Në këtë takim kryebashkiaku, sipas FSHF-së, me një fjalor banal, i bën presion anëtarëve të shoqatës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF, ndërsa mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës u ka bërë një listim i të gjithë gjërave që duhet të bëjnë.
I menjëhershëm ishte reagimi i Veliajt, i cili theksoi se FSHF në vend të garantimit të barazisë së garës, ka zgjedhur rrugën e përgjimeve dhe të shantazhit për të ruajtur pozitat e Armando Dukës. Partia Demokratike dhe Presidenti Meta reaguan në mbrojtje të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe me akuza ndaj Veliajt.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
82.8%
-
Jo
13.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2856
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë” – Xhorxh Uashington
8 Dhjetor, 16:32
-
Bardhi ironizon Kongresin e PS dhe publikon fotot e socialistëve të hetuar nga SPAK: Paneli 7 online
8 Dhjetor, 14:19
-
Aktori Viktor Zhusti nderohet me 'Medaljen e Mirënjohjes' në 81-vjetorin e lindjes! Veliaj: Përulje për punën e jashtëzakonshme
8 Dhjetor, 13:50
-
Bashkia Shkodër nis instalimin e paneleve diellore në kopshtet publike, Rama: Mënyrë efikase për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit
8 Dhjetor, 08:20
-
Kongresi i PS, socialistët në bllok: 21 janari krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë vendosjes së drejtësisë
8 Dhjetor, 07:10
-
Njihuni me 'shtëpinë' e Kombëtares për Europianin 2024
7 Dhjetor, 21:29
-
FOTO/ Përfundon sinjalistika në aksin nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave në Durrës, Rama: Lehtësohet ndjeshëm qarkullimi
7 Dhjetor, 15:56
-
Mbillen 100 pemë te reja në Farkë, Veliaj: Kontribut konkret për qytetin! Tirana do ndërtojë një shkollë në Nagorno Karabak
7 Dhjetor, 14:55
-
Nga Reforma në Drejtësi tek ‘PS 2030’, nesër në 'Ditën e Rinisë' socialistët mbledhin kongresin! Zbardhet axhenda
7 Dhjetor, 14:45
-
Zaloshnja: Nëse zhvillohen zgjedhjet sot, PS+PSD 84-89 mandate parlamentare
7 Dhjetor, 13:43
-
Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare! Rama: Objekte e harta nga Iliria deri sot (VIDEO)
7 Dhjetor, 08:11
-
VIDEO/ Armando Sadiku shënon dopietë në Indi
6 Dhjetor, 17:58
Popull. Pse duhet ta ndegjoj dicka qe kam Deleguar. FshF , mbasi kam Marr dhe llotot, Thjesht ehst e fundit qe mka ngelur Pa ja u ngulur hahaha. Kshuqe merruni me punet e juaja e siguroni thesin e miellit se Une do e marr cdo gje me vete si Ramsi i Egypt’it it it it brrrrrrr o Zot a ke Zot
PërgjigjuPo mer plak ndjen neveri, po harrove 21 janarin qe nxorre njerzit nrruge?? Pastaj se kuptoj ca pune ka Erjon veliaj me reagu? A ka ministri qeveria? A ka njerez kompetente??
PërgjigjuPo mor lale po, kur ju nxjerin horrlliqet juve ndjeni neveri…ndersa me pergjimet e Dritan Priftit nxoret mish per top protesta te tera…po pse e do PS valle edhe fshf? Si mjaftoj e gjith cfar ka? Sma ndjen per Duken, por gjith ky presion e makineri shteterore per te mare fshf me mban shume erë…
Përgjigju