FSHF pranon kërkesën e Partizanit:
Sfida me Kukësin me arbitra të huaj

FSHF pranon kërkesën e Partizanit:<br />Sfida me Kukësin me arbitra të huaj
Ndeshja që do të vendosë fituesin e kampionatit shqiptar Partizani-Kukësi do të gjykohet nga një treshe arbitrash të huaj.
 
Kërkesa e Partizanit është marrë në konsideratë nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen e së Premtes.
 
Lajmi u zyrtarizua nga FSHF “Komisioni i Caktimit te Arbitrave prane FSHF duke marre ne konsiderate edhe peshen, vleren dhe rendesine e ndeshjes se kesaj jave mes Partizanit dhe Kukesit ka vendosur qe kjo ndeshje te gjykohet nga nje treshe e huaj arbitrimi.
 
Federata do te beje publike ne ditet ne vijim edhe arbitrat e huaj qe do te vijne ne Tirane per kete ndeshje
” thuhet në njoftim.
 
Kukësi nuk e njeh shijen e humbjes, ndërsa aktualisht dy ekipet kanë pikë të barabarta në renditje.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje