FSHF, Shulku: Stop rritjes së numrit
​të të huajve në Shqipëri, cënohet gara

FSHF, Shulku: Stop rritjes së numrit<br />​të të huajve në Shqipëri, cënohet gara
Nuk do të jetë e lehtë që të kalojë nisma e disa prej klubeve të Kategorisë Superiore për të rritur numrin e lojtarëve të huaj nga 4 në 6 në pjesën e dytë të edicionit në kampionat.

Nisma e ndërmarrë nga klubi i Flamurtarit, që menjëherë ka gjetur mbështetjen e Partizanit, Laçit dhe të Bylisit u trumbetua si kërkesë që iu drejtua FSHF për t’u shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku shprehet në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ se personalisht është kundër rritjes së numrit të lojtarëve të huaj në Shqipëri. “Së pari dua të theksoj se deri tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë në zyrat e FSHF nga klubet për rritje të numrit të lojtarëve të huaj në kampionat.

Kam dëgjuar në media për nismën e disa klubeve, por zyrtarisht nuk kemi asgjë. Unë personalisht jam kundër rritjes së numrit nga 4 në 6, e para se jemi në mesin e garës dhe nëse ndodh një gjë e tillë do të cënoheshin rregullat e garës.

Edhe pse mund të jenë dakord me kërkesën 4 ose 5 ekipe për pjesën tjetër do të ishte ndryshim i rregullave në mes të lojës, pasi kapionati nisi me rregulla të tjera, pasi është ndryshe që kërkesa të diskutohet në fund të kampionatit”deklaroi Shulku.

Përpos arsyes së parë, shtimi i numrit të lojtarëve të huaj do të dëmtonte edhe cilësinë dhe prioritetin ndaj të rinjve shqiptarë, pasi do të kthente futbollin shqiptar në një ‘kamp emigrantësh’. ”Edhe kjo është një tjetër arsye që unë jam kundër, pasi kështu lojtarët shqiptarë do të kishin shumë pak hapësira dhe do të dëmtohej e ardhmja e futbollit shqiptar”shprehet Shulku.

Nisma e 4 klubeve, që po kërkojnë edhe ekipe të tjera që të bëhen pjesë e kërkesës bëhet për shkak të elementëve shumë të limituar në Shqipëri dhe si zgjidhje është parë tregu i huaj, veçanërisht në Brazil dhe Afrikë, por edhe Kosova për të mbushur boshllëqet për arritjen e objektivave. Kërkesa e Flamurtarit dhe klubeve të tjera është bërë me argumentin se rritja e numrit të lojtarëve të huaj që mund të zbresin në fushë do të ndikonte në rritjen e cilësisë së kampionatit.

Kombëtarja
Një tjetër pikë e nxehtë aktualisht është edhe seleksionimi i lojtarëve të rinj për kombëtaren e moshave, teksa pas përfundimit në Greqi, Itali, Gjermani dhe Zvicër ka mbetur edhe Kosova.

Por pak javë më parë, trajneri i përfaqësueses së parë të Kosovës, Bunjaku, por edhe i U-19 janë shprehur kategorikisht kundër, madje duke shkuar deri atje duke i paralajmëruar se nëse do të marrin pjesë në seleksionimet që po realion kombëtarja shqiptare do të përjashtohen nga kombëtarja e Kosovës.

“Dua të sqaroj se zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë shqetësim nga Kosova, seleksionimi që po realizojmë është i hapur për të gjithë dhe mund të marrin pjesë edhe lojtarë nga Kosova. Ne nuk detyojmë askënd të bëhet pjesë e kombëtares jashtë dëshirës, secili është i lirë të zgjedhë”përfundoi Sekretari i FSHF, Shulku.

Drejtuesit e kombëtares së Kosovës kanë deklaruar disa herë në media se tashmë Shqipëria duhet që t’i lerë që të ndërtojnë ekipin e tyre përfaqësues, pasi shumë shpejt mund të pranohen në UEFA dhe FIFA.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë