FSHF tërheq kandidaturën për Superkupën europiane, Air Albania tani synon finalen e Conference League

Stadiumi Air Albania është kandidat për organizimin e finales së Conference League, kompeticion i cili do të startojë nga sezoni 2021-2022 dhe ku do të marrin pjesë të gjithë ekipet Europiane të cilat nuk mund të kualifikohen në Champions League dhe Europa League.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja e cila gjithashtu shton se ‘Air Albania’ ka tërhequr kandidaturën për organizimin e Superkupës së Europës, diçka të cilën e ka tentuar në të tre rastet. Finalja e Conference League me shumë mundësi do të jetë në maj të vitit 2022, ndërsa vendimi se ku do të zhvillohet do të meret në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Për të siguruar finalen e kësaj kupe europiane, ‘Air Albania’ është në garë me stadiume si ai i Kretës në Greqi, i Shkupit në Maqedoni dhe stadiumi i Sent Etien në Francë. Më herët vetë presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka deklaruar se stadiumi Air Albania është në gjendje të presë një finale të kompeticioneve Europiane.

Stadiumi i ri në kryeqytet u inauguaru më 26 nëntor në ndeshjen me Francën dhe për të u shpenzuan afërsisht 75 mln euro. Deri më tani, në ndeshjet e organizuara, ai i ka përmbushur të gjithë kushtet, por problemi i vetëm ka qenë bari i fushës, i cili deri sigurisht deri më 2022 do të jetë një problem i zgjidhur.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale