TIRANE – Nje dite para vendimit te UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi dje qeverisë së futbollit europian të tërheqë dy akuzat e ngritura ndaj kombëtares sonë, konkretisht për mosvazhdimin e ndeshjes pas incidenteve në fushë, dhe atë të ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Beogradit.

FSHF shprehet e bindur se kombëtarja shqiptare duhet të marrë fitoren 3-0 në tavolinë, ndërsa i kërkon UEFA-s të zgjerojë hetimin për Serbinë dhe të bëjë pjesë dhunën që tifozët serbë ushtruan në mes të fushës së blertë ndaj lojtarëve kuqezinj...dhe nuk u ndalën nga policia.

Per FSHF-ne është eshte e pamundur te vërtetohet se personi që ngriti flamurin me hartën e Shqipërisë etnike mbi stadiumin e Beogradit, të jetë një shqiptar, pasi sipas saj, banderola erdhi nga pjesa jugore e stadiumit, pas portës, zonë “e cila ka qenë me tifozë serbë...te vetmit qe nuk u kontrolluan nga policia.
 
Në një deklaratë për shtyp, FSHF jep argumentet që sipas saj tregojnë se në fushën e blertë të stadiumin “Partizani” në Beograd, asgjë nuk ishte më në dorën e kuqezinjve, në kushtet kur edhe policia serbe u bë palë me tifozët që dhunuan lojtarët e kombëtares sonë.
 
Në rast se merret një vendim kundër Shqipërisë, atëherë FSHF thotë se do ta apelojë atë pranë Gjykatës të Arbitrazhit të Sportit.