Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë pas Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore. Nën drejtimin e presidentit Armand Duka, Komiteti zgjodhi zëvendëspresidentë për katërvjeçarin e ardhshëm, Lutfi Nuriun dhe Geri Çipin.
Gjithashtu, FSHF do të prezantojë së shpejti fanellat e reja të Kombëtares A. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars me fanellat e reja në ndeshjen historike të play-off-it të Kupës së Botës 2026 kundër Polonisë në Varshavë.
Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi organizimin e një Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, në kuadër të ndeshjes play-off për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë më 26 mars 2026. Fan Zone do të ofrojë transmetim live të ndeshjes, muzikë live me këngëtar dhe DJ.
Komente








