FSHF 'zgjidh qesen', 4.5 milionë euro shpërblim për heronjtë e Kombëtares

FSHF 'zgjidh qesen', 4.5 milionë euro shpërblim për heronjtë e Kombëtares

Kombëtarja feston suksesin me Çekinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës, dy diitë më parë vendosën golat e Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Për këtë sukses, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të akordojë një premio të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. 4.5 milionë euro janë akorduar nga qeveria e futbollit në vend, me lojtarët që do përfitojnë jo më pak se 130 mijë euro për kokë.

Nga shuma e akorduar, 3.5 milionë euro do shkojnë për futbollistët, ndërsa 1 milionë euro janë për trajnerin Silvio Mendes Campos (Sylvinho) dhe stafin e tij teknik. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur FSHF-ja vendos për një premio kaq të madhe për lojtarët, teksa diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2016, kur kuqezinjtë për herë të parë në histori shkuan në Europianin e Francës për fazën finale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramadan Kafsha: 14/10/2023 10:50

    Zgjidh qesen UEFA qe shperndan milonat per te gjitha federatar keshtu qe FSHF eshte e “detyruar”. Vetem nga pjesmarrja ne europian federatat marrin miliona euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë

Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë