FSHF-ja e Dukës ndër të paktat në Europë pa masa kundër Rusisë! Polonia letër publike: Vendimet e FIFA-s qesharake

Federata Shqiptare e Futbollit është ndër të paktat në Europë që nuk ka dënuar apo marrë masa ndaj Rusisë, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. Në një kohë kur shumë federata refuzojnë të luajnë me ekipet ruse, FSHF-ja e Armand Dukës nuk dihet saktësisht se për çfarë interesash hesht. Gjithsesi ministrja Xhaçka mori përsipër edhe punën e federatës, duke thënë se asnjë ndeshje sportive me Rusinë nuk do të zhvillohet, deri në një moment të dytë.

Ndërkohë masa kundër Rusisë pas UEFA-s ka ndërmarrë edhe FIFA. Asnjë ndeshje ndërkombëtare nuk do zhvillohet në Rusi, por në fushë neutrale dhe pa spektatorë. Sakaq ekipet kombëtare nuk do prezantohen me emrin Rusi, por Unioni i Futbollit të Rusisë, ndërsa nuk do këndohet himni dhe as do lejohet flamuri.

Gjithsesi këto masa të FIFA-s janë cilësuar si qesharake nga Polonia, me presidentin e federatës së futbollit që prej ditësh ka bërë të ditur se nuk do zhvillojnë asnjë ndeshje kundër Rusisë pavarësisht se në axhendë janë përballjet për Botërorin ‘Katar 2022’.

Për këto arsye presidenti i federatës polake të futbollit u ka dërguar nga një letër të gjithë federatave të futbollit në Europë duke u kërkuar masën ekstreme siç vetë ata kanë bërë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona Fanatics: 28/02/2022 20:57

    Si te dale FSHF kunder kur ne krye te saj eshte Armando Duka qe ka marre huqet e Putinit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor