Policia e rajonit të Empoli në Itali ka prangosur një 33 vjeçar shqiptar, pasi ai kishte fshehur 1 mijë doza lëndë narkotike në një pyll, sasi që u konstatua nga një qen anti-drogë.

droge
 
Sipas medieve italiane, bëhet e ditur se, droga ishte e ndarë në pako me pesë gram secili të cilat ishin të gatshme për tu hedhur në treg.

droge
 
Në pranga ka përfunduar Festim Shima, 33 vjeç banues në Galleno, pas një hetimi një mujor i cili është finalizuar me gjetjen dhe sekuestrimin e drogës në pyll.

droge
 
 
Hetimi është bërë nga ekspertë të cilët janë infiltruar në rrjetin që kishte krijuar shqiptari për tregëtimin e drogës.

droge
 
Ai çdo ditë qëndronte në makinë e tij dhe sapo merrte porosinë për lëndën narkotike, shkonte në pyll dhe merrte dozat e bëra gati për ti tregëtuar, ku fitonte afërsisht 2500 euro në ditë.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)