FT: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit

FT: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t'i japë kompanisë Rio Tinto, dritën e gjelbër për zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë, dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin, shkroi të dielën Financial Times.

Presidenti Vuçiç i tha gazetës se "garancitë e reja" nga gjiganti global i minierave dhe Bashkimi Evropian, duken të mjaftueshme për të trajtuar shqetësimet e Serbisë nëse standardet e nevojshme mjedisore do të përmbusheshin në luginën e Jadarit, në perëndim të vendit.

Kompania Rio Tinto tha në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve Reuters përmes postës elektronike se “ne besojmë që Projekti Jadar ka potencialin të jetë një pasuri e klasit botëror që mund të shërbejë si një katalizator për zhvillimin e një zinxhirit të pjesëve të vlefshme të makinave elektrike në Serbi".

I cilësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si një material thelbësor, litiumi përdoret për prodhimin e baterive të makinave elektrike dhe pajisjet celulare.

"Nëse gjithçka shkon si duhet, miniera mund të hapet në vitin 2028," tha presidenti Vuçiç për Financial Times, duke shtuar se miniera parashikohet të prodhojë 58,000 ton litium në vit, që do të ishte "e mjaftueshme për 17 për qind të prodhimit të makinave elektrike në Evropë, përkatësisht rreth 1.1 milion makina".

Në vitin 2022, Beogradi hoqi licencat për projektin Jadar të kompanisë Rio Tinto në vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh, pas protestave masive mjedisore.

Nëse realizohet, projekti mund të përmbushë 90 për qind të nevojave aktuale të Evropës për litium dhe të ndihmojë në shndërrimin e kompanisë në prodhuesin kryesor të litiumit.

Në vitin 2021 dhe 2022, veprimtarët për mbrojtjen e mjedisit në Serbi, mblodhën 30,000 nënshkrime në një peticion që i kërkonte parlamentit të miratojë legjislacionin për t’u dhënë fund kërkimeve për litium në vend./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ola: 16/06/2024 22:05

    Dhe jo shaka qe britaniket dhe lobistet usbtrojne presion permes pupacit Rama ndaj Kosoves. Trepca eshte ceshte por litiumi eshte dicka me shume... ndaj Kurti u dashka me u rrezu prej pushteti nga pushtat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj

Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj